Fitorja e Lazios

Immobile: Valon Berisha sot bëri diferencën

Ciro Immobile e ka vlerësuar si shumë të vlefshme fitoren e sotme kundër Parmës në udhëtim, ndërsa ka vlerësuar lart paraqitjen dhe ndikimin që Valon Berisha ka pasur në ndeshjen e sotme.

Valon Berisha, që sapo është kthyer nga një lëndim, u inkuadrua në minutën e 57 për ta ndihmuar skuadrën në fitoren prej 0-2, transmeton Koha.net.

Ishte pikërisht Berisha që nxori penaltinë që në gol e shndërroi Immobile në minutën e 81.

“Kjo është një fitore shumë e vlefshme të cilën e kërkoi trajneri. Zëvendësimet e bënë diferencën dhe e ngritën tempon e lojës. E rëndësishme që ekipi fitoi, dhe jo kush shënoi golat. Valon Berisha që kishte pësuar një lëndim të rëndë, sot u kthye dhe bëri diferencën duke fituar penaltinë. Ai gjithmonë mund të mbështetet te ne”, ka thënë Immobile në Sky Sport Italia.