Ish- kryeministri, Albin Kurti, dhe ministrat e Lëvizjes Vetëvendosje nuk pranuan të marrin pjesë në cermoninë e pranim -dorëzimit të detyrës tek ministrat pasardhës.
I pari ishte Kurti i cili nuk pranoi të marrë pjesë në cermoninë e dorëzimit të detyrës tek Kryeministri Avdullah Hoti.
Më tej edhe ish-ministrat nga partia e tij nuk kanë preferuar të shkojnë në këto cermoni duke filluar nga Albulena Haxhiu, Glauk Konjufca, Arben Vitia, Rozeta Hajdari, Blerim Reka dhe Besnik Bislimi.
Ky veprim sipas njohësit të çështjeve politike, Dorajet Imeri vjen si pasojë e një përçarjeje të thellë mes partnerëve të koalicionit.
Imeri thotë se me një veprim të tillë Kurti ka dashur të tregojë se atij jashtëligjshëm i është marrë pushteti.
“Mendoj se mospjesëmarrja në ceremoni është pasoja e parë e një fragmentimi të theksuar politik ne mes te ish-partnereve te koalicionit. Në anën tjetër, ka edhe një element domethënies kjo nga ana e Kurtit, pasi sipas këtij veprimi, atij jashtëligjshëm i është marre pushteti” thotë Imeri .
Tutje Imeri thekson se pranim-dorëzimi i detyrës tek kolegët pasardhës nuk është e obliguar ligjërisht por bëhet për të respektuar pasuesin politik.
“Eshtë pjese e kulturës politike dhe shkallë e pjekurisë politike e demokratike që bartja e pushtetit të bëhet në mënyrë paqësore dhe duke e respektuar pasuesin politik. Eshtë traditë që kjo të bëhet përmes një ceremonie protokolare, por nuk është e obliguar ligjërisht”
Për këtë veprim të ish-ministrave të Kurtit dhe konkretisht Glauk Konjufcës ka reaguar kryediplomatja e sapo emëruar Meliza Haradinaj .
Haradinaj në mbledhjen e qeverisë ka kritikuar Kurtin duke thënë se pranim-dorëzimi i detyrës është një gjest demokratik.
Qeveria Hoti u votua në Kuvend me 61 vota pro, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha të drejtë dekretit të Presidentit






