Imer Mushkolaj pas publikimit të videos për manipulim të votave: Deputet nuk të zgjedh qytetari, por komisioneri

Një video-incizim të siguruar nga Insajderi, zbulohet se si bashkëshorti i kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, dyshohet ka blerë me para katër komisionerë të cilët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla.

Pas publikimit të kësaj video ka reaguar analisti, Imer Mushkolaj i cili ka thënë se deputet nuk të zgjedhë qytetari por nga komisioneri.

“Deputet nuk të zgjedh qytetari, por komisioneri”, ka shkruar Mushkolaj.

Shiko videon e plotë: