Imer Mushkolaj i drejtohet LDK-së: Nëse qeveria e Avdullah Hotit është më e mira në histori, pse nuk e nominoni përsëri për Kryeministër

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë në të cilën pritet edhe votimi për projekt buxhetin e vitit 2021, shkruan Ballkani.info.

Deputetët nuk po hezitojnë ta përdorin shfrytëzuar foltoren e kuvendit të bëjnë fushatë, tani më që vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka qeverisur për disa muaj me kryeministrin Avdullah Hoti, është duke thënë se qeveria Hoti ka qenë më e mira në historinë e Kosovës, shkruan Ballkani.info.

Këtë e ka komentuar, analisti Imer Mushkolaj, i cili shkruan se pasi që qeveria  e Avdullah Hotit, është më e mira në historinë e Kosovës dhe ai kryeministri më i mirë, pse nuk e nominojnë përsër për kryeministër.

Kujtojmë se LDK ende nuk ka publikuar emrin e kandidatit për kryeministër në zgjedhjet 2021./Ballkani.info./