Imami nga Peja kërcënon një qytetar në rrjetet sociale, publikohen mesazhet

Hoxhë Ernes Goga është përplasur verbalisht me një qytetar, Ardian Gashin, në rrjetin social Twitter të mërkurën.

E gjithë përplasja nisi pasi që Gashi i kishte replikuar imamit nga Peja në një cicërimë në Twitter rreth një vajze që vendos shaminë.

“Ti je veç për filma porno-arab”, i thotë qytetari, hoxhës Goga.

Kjo replikë ka ngjallur reagimin e imamit Ernes Goga. Ai ka kërcënuar qytetarin. Hoxha nga Peja ia ka kërkuar Gashit adresën e vendbanimit.

Gashi e ka akuzuar publikisht hoxhën për kërcënim dhe ka publikuar një pjesë të bisedave private me të në rrjetet sociale.

Në vazhdën e bisedës, Gashi ka paralajmëruar imamin Ernes Goga me denoncim në Prokurori.

Më pas, në një reagim në Twitter, Ernes Goga po ashtu ka thënë se rastin do ta denoncojë në polici.

Në një bisedë telefonike me Paparacin, imami nga Peja ka thënë se nuk qëndrojnë pretendimet e qytetarit se është kërcënuar. Ai ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk e ka kërcënuar askënd.