Iluzioni i Drecunit: Shqiptarët po planifikojnë trazira kundër Gjykatës Speciale, financohen nga diaspora

Deputeti i zëshëm serb, Milovan Drecun këtë mëngjes ka pretenduar se po mblidhen para në diasporën shqiptare për t’i financuar “shqiptarët ekstremistë nga Kosova”.

“Ata grupe duhet të protestojnë kundër punës së Dhomave të Specializuara në Hagë për krimet e UÇK-së, në mënyrë që këto protesta në një moment të caktuar në jug të Serbisë qendrore dhe në Kosovë të provokojnë incidente me popullin Serb.” Ky është një kërcënim real, “tha Drecun në TV Pink.

Duke folur për presionin që pritet ta bëjnë akterët ndërkombëtarë ndaj Serbisë lidhur me Kosovën, Drecun tha se për administratën Biden çështja e Kosovës do të mbetet e pandryshuar.

“Madeleine Albright i përket atij shteti të thellë dhe Partisë Demokratike nga e cila është Joe Biden, dhe është e sigurt që Biden do të vazhdojë vazhdimësinë e Partisë Demokratike, në kuptimin që çështja e Kosovës është një punë e kryer për të, një shtet i pavarur”, tha Drecun.

Ai tha se “Serbia nuk mund të pritet të njohë pavarësinë e Kosovës me qeverinë aktuale”.