Ditën e djeshme (e shtunë) në Big Brother VIP Kosova 2 iu organizua ‘Dita e Çikave’ Ilirianës, e cila të premten u martua me partnerin e saj, Adri Rrogaqin.

Vajzat e shtëpisë ndërkohë u shfaqën me veshje tradicionale, duke treguar se si realizohet në të vërtetë ky event.

Ato mes tjerash e kënduan nusen me def e po ashtu edhe me disa këngë të dhimbshme të tjera.

Në këtë mes në një moment ka ndërhy edhe Blerando, i cili befasoi duke i rënë defit.

Kjo pjesë tashmë është bërë virale edhe në rrjetet sociale duke u komentuar tejet shumë.