Ilir Shaqiri, me këngë të re në mbrojtje të UÇK-së dhe përfaqësuesve të saj

Kantautori Ilir Shaqiri, me këngën e re, ka dalë sërish në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK’së.

“Emblema e lirisë” është titulli i këngës me një nentekst, që lë të kuptojë thirrjen dhe mallkimin ndaj të gjithë atyre, që duan ta njollosin këtë e emblemë dhe përfaqësuesit e saj, që po akuzohen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kënga premierë, “Emblema e lirisë” , është kompozuar nga Naim Gjoshi dhe orkestruar nga Xhevdet Gashi.