Ilir Meta uron një javë të mbarë nga Vërmica

Ilir Meta ka uruar këtë fillim javë shqiptarët nga Vërmica.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar këtë fillim javë shqiptarët nga Vërmica.

Ndërsa ndan një foto me ndjekësit në facebook, Meta uron për një javë të mbarë shqiptarët.

“Të dashur miq, nga Vërmica ju uroj një javë të mbarë!” – shkruan Meta bashkëngjitur fotos.

Një ditë më parë, Meta udhëtoi drejt Kosovës, ku u takua me Ramush Haradinaj i cili dha dorëheqjen tri ditë më parë nga posti i kryeministrit.