Ilir Meta reagon ashpër pas shembjes së Teatrit: Mafia urdhëroi shkatërrimin

Presidenti Ilir Meta e konsideron krim kushtetues, ligjor dhe moral të pa amnistueshëm shembjen e Teatrit Kombëtar.

Nëpërmjet një mesazhi në Facebook, kreu i shtetit “dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet”.

Teksa publikon pamjet e shembjes së Teatrit, Presidenti thekson Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë.

Reagimi i plotë:

KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.

Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet.

Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë.

KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.