Ilir Latifi pësoi humbje me vendim të gjyqtarëve ndaj Rodrigo Nascimento

Lufta e vetme në peshat e rënda në UFC Vegas 73 u zhvillua mes Ilir Latifit dhe brazilianit Rodrigo Nascimento.

Latifi hyri në luftën numër 17 të UFC-së në një seri prej dy fitoresh në dy ndeshjet e fundit.

Nascimento në anën tjetër kishte vetëm ndeshjen e pestë në tetëkëndësh.

Përkundër një lufte të madhe të të dy luftëtarëve, fituesi nuk i caktua në tetëkëndësh, por me vendim të gjyqtarëve, që ishte i ndarë.

Dy gjyqtarë votuan në favor të Rodrigo Nascimento, që ishte fitorja e tij e dytë radhazi me vendim të ndarë, pas një fitoreje ndaj Tanner Boser vitin e kaluar.

Rezultati zyrtar: Rodrigo Nascimento vs Ilir Latifi (29-28, 28-29, 29-28)