Klinika e Onkologjisë

Ilir Kurteshi: Numri i rasteve me kancer në Kosovë mund të shkon mbi 2 mijë e 100 raste

Numri i rasteve me kancer në Kosovë deri në fund të vitit mund të shkon mbi 2 mijë e 100 raste.

Këtë e ka konfirmuar për Ballkani.info, Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ilir Kurtishi.

“Në vitin 2022 janë regjistruar 1 mijë e 785 raste me kancer, ndërsa sivjet deri me 30.11.2023 janë regjistruar 1 mijë e 950 e deri fund vit mund të jenë mbi 2 mijë e 100 raste”, ka thënë Kurtishi në një përgjigje me shkrim.

Kurtishi ka treguar në detaje se cili kancer tek femrat është me dominant dhe cila moshë.

“Te dy gjinit janë të prekur përafërsisht njëjtë, ndërsa kanceri dominant është i gjirit me 450 raste në vit dhe dominim te femrat e moshës mbi 50 vjeç”, ka thënë ai.

Kurtishi ka dhënë detaje se cili kancer është dominat tek meshkujt.

“Te meshkujt dominon kanceri i mushkërive, me mbi 260 raste në vite”, ka potencuar ai.

Klinika e Onkologjisë në Prishtinë është e vetmja qendrën në Kosovë ku të prekurit me kancer marrin kimioterapinë apo edhe trajtimet e tjera.

Nga kjo sëmundje në Kosovë regjistrohen çdo vitit mbi 1 mijë raste të reja.

Po ashtu në këtë klinikë brenda 24 orëve. Shërbim marrin 400 paciente, që vijnë nga qytetet e ndryshme të vendit.

Klinika e Onkologjisë në QKUK i ka rreth 60 shtretër dhe vazhdimisht ballafaqohet me mungesë të barnave për pacientët.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kanceri është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën./Ballkani.info/

BONUS VIDEO: Jasharaj: Kurti dhe Nagavci vazhdojnë me inate, testi PISA nuk kërkon definicione dhe mësim përmendësh