Ilir Ibrahimi: Liderët kosovarë nuk mund të mjaftohen vetëm me deklaratat “ ne e duam amerikën”

Analisti, dhe njohësi i politikës amerikane Ilir Ibrahimi, emërimin e Philip Reeker në pozitën me përgjegjësi për rajonin e Ballkanit, e ka vlerësuar si përkushtim të Amerikës për ti zgjidhur çështjet në Ballkan.

Ai ka cekur se interesat amerikanë janë të qartë për ata që dojnë të lexojnë.

Ja statusi i plotë:

Emërimi i Philip Reeker në pozitën me përgjegjësi për rajonin e Ballkanit është edhe një shembull i përkushtimit amerikan për të zgjidhur çështjet e mbetura në këtë rajon.
Kjo do të duhej të shuante zërat se Washingtoni po udhëhiqet nga një politikë konspirative që ka për synim dëmtimin e Kosovës. Përkundrazi, Washingtoni nuk ka qenë kaq i angazhuar me rajonin që nga administrate e George Ë.Bush.
Interesat strategjike amerikane janë të qarta për ata që dojnë ti lexojnë. Rreshtimi përkrah këtyre interesave është veprim i menqur dhe strategjik. Kundërshtimi i tyre vjen me pasoja.
Liderët politikë kosovarë nuk mund të mjaftohen vetëm me deklaratat “ ne e duam amerikën”.
Duhet dëshmuar që ata nuk i cenojnë interesat strategjike të partnerit strategjik dhe si rezultat edhe interesave të vendit tënd.
Fatkeqsisht liderë të tillë këto ditë po mungojnë