Ilir Ferati: Bizneset, që punësojnë shumë qytetarë, janë prioritet i yni dhe do kenë mbështetje të parezervë

Kandidati për kryetar të komunës së Istogut nga radhët e LDK-së, Ilir Ferati postoi disa fotografi në profilin e tij në Facebook, ku përmes atyre pamjeve tregoi që e kishte vizituar Ibish e Emir Hasanaj-në, ku këta të fundit e kanë biznesin të tyre familjar të specializuar në përpunim të drurit në komunën e Istogut.

Ai po ashtu e shfrytzoi rastin që t’i njoftoj qytetarët e komunës së Istogut, që do të kenë mbështetje të parezervë ato biznese të cilat punësojnë shumë qytetarë.

“I njoftova që në qeverisjen tonë komunale bizneset si ky i tyre, që punësojnë shumë qytetarë tanë, janë prioritet i yni dhe do kenë mbështetje të parezervë”, përfundoi ai.

Postimi i plotë: