Ilir Deda: Thaçi e hapi temën e territorit do t’ia mbyllim së bashku

Deputeti i partisë Alternativa, Ilir Deda, i është drejtuar deputetevë të Kuvendit që të mos bëjnë telenovela dhe të mos e vazhdojnë më shumë lojën. Ai tha se kush e ka hapur temën e territorit do t’i mbyllet.

“Interesi politik është që sot të dalim me rezolutë që thotë asnjë bartës institucional nuk ka të drejtë të negociojë për integritetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës”, tha Deda.

Po ashtu shtoi se do të mbyllet tema e territorit.

“Territorin, tjetër kush e ka hap këtë temë do tja mbyllim së bashku”, tha Deda.