Ilir Deda në kredi për studime

Studimet po del t’i kenë kushtuar goxha shtrenjtë deputetit Ilir Deda. Ai ka një kredi në vlerë 18 mijë euro për studime post universitare dhe një tjetër në vlerë 19 mijë euro për qëllime personale. Deda thotë se banon me qira.

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Deda ka deklaruar se nuk ka asnjë pasuri të luajtshme e as të paluajtshme.

Ai thotë se në banka vetëm 1 mijë e 200 euro, dhe se banon me qira.

Por, Deda është i zhytyr në borxhe. Aktualisht ai ka një kredi në vlerë prej 18 mijë euro, të cilën e ka marrë studime post universitare, të cilën ka afat ta paguajë deri në vitin 2023.

Përveç për studime, ai ka edhe një kredi tjetër në vlerë 19 mijë euro, e që thotë ta ketë marrë për qëllime persona.

Të hyrat vjetore të tij sillen rreth 25 mijë euro, të cilat i merr si deputet, mëditje dhe honorar nga UBT’ja.