Ilir Daja e vlerëson lart Slavia Prahën: Kemi përball ekipin favorit për kalim të grupit, synojmë të bëjmë më të mirën

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur në një konferencë për media në prag të ndeshjes së rrethit të dytë të Grupit G në Ligën e Konferencës kundër Slavia Prahën.

Slavia Praha dhe Ballkani përballen të enjten mbrëma në Çeki, shkruan Demokracia.com.

Daja në konferencë ka vlerësuar lart ekipin çek duke e konsideruar favorit për ta kaluar grupin. Trajneri shqiptar ka thënë se synojnë të bëjnë më të mirën, sikurse në ndeshjen e parë në Prishtinë kundër CFR Cluj.

“Për ne është ndeshja e dytë në grupet e Ligës së Konferencës. Është ndeshja e parë në udhëtim ku përballë kemi ekipin favorit për kalimin e grupit. Gjithsesi duke respektuar kundërshtarin do përpiqemi me mundësitë tona të bëjmë më të mirën për të vazhduar atë paraqitje të mirë që bëmë edhe ndaj Cluj në ndeshjen e parë të grupeve”, tha fillimisht Daja në konferencë për media.

Me Dajën në konferencë për media ishte edhe portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.