Ilary Blasi: S’më pëlqejnë skenat në publik, dashuria s’është veç puthje FOTO

Gazetat dhe revistat e “gossip”-it pyesin rregullisht: mes Francesco Totti dhe Ilary Blasit shkon gjithçka mirë, apo çifti është në krizë? Këtij provokimi i përgjigjet prezantuesja e famshme italiane:

“Ka vite që flitet për marrëdhënien tonë, e vërteta është se unë dhe Francesco jemi të rezervuar. Ka vite që bëjnë të njëjtën pyetje, nëse unë e Francesco jemi në krizë. Kjo ndodh sepse paparacët janë të dëshpëruar dhe na luten të dhurojmë një puthje.  Asnjëherë nuk kemi dashur, më vjen turp, nuk na pëlqejnë skenat në publik”.

Ilary atëherë rrëfeu një skenë që ndodhi gjatë verës:

“Këtë verë, në një varkë, bëmë një përjashtim. Bashkë me ne ishin edhe disa miq, që e mbajtën lojën. Sapo shfaqeshin fotografët, fshiheshin dhe na jepnin pak kohë: 3, 2, 1… puthuni! Ishte dëfryese. Por dashurinë nuk duhet ta tregosh me të puthura. Kam parë shumë çifte që japin spektakël me të puthura e më pas përfundojnë të ndarë”.