IKSHPK ua rikujton qytetarëve: Jo tubime, virusi vret

Me përcjelljen e Policisë, disa aktivitete të ndaluara nga Qeveria e Kosovës u zhvilluan më 10 gusht nga reperi Gramoz Aliu, i njohur si “Mozzik”.

Ai po zhvillonte një turne promovues nëpër qytete, duke shpërndarë albumin e tij të fundit nëpër turma njerëzish që dilnin për ta pritur, derisa Policia dhe Inspektorati u kujtuan të intervenojnë pasdite rreth orës 17:00 për t’i ndalur këto aktivitete.

Për këtë kishte reaguar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

IKSHPK kishte shpërndarë një fotografi në Mitrovicë, ku shihen shumë qytetarë, teksa prisnin ta takojnë Mozzikun. Kësaj fotografie i ishte bashkangjitur edhe një mbishkrim “Jo tubime, virusi vret”.

Sot, IKSHPK ka shpërndarë përsëri fotografinë e njëjtë, duke mos shkruar asgjë, por duke u rikujtuar qytetarëve se tubimet e tilla ndikojnë në përhapjen e koronavirusit.