Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se po vazhdon monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit, raporton Ballkani.info.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, IKSHPK ka treguar se pavarësisht se është vërejtur ulje e vlerave të manganit në këtë ujë, nga IKSHPK është theksuar se uji vazhdon të mos jetë në vlerën e duhur për përdorim të pijes.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit. Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të fundit, vërehen ulje e vlerave të Manganit, por megjithatë, këto vlera ende janë mbi vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Ne: 10/2021 ‘Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu'”, thuhet në njoftim./Ballkani.info/

Postimi i plotë: