Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë një huqje të çuditshme në postimin e fundit në faqen në rrjetin social Facebook.
Ndërsa i ka quajtur dezinformata, lajmet ku shkruhej për mosrespektim të rekomandimeve të masave, IKSHPK ka shkruar se “virusi është kudo dhe nuk e zgjedh askënd, derisa gjithkush ka drejt të infektohet”.

Ndaj kësaj huqje të IKSHPK-së kanë reaguar qytetarët duke e quajtur një skandal.

Kurse ka pasur qytetarë që kanë ironizuar duke pyetur IKSHPK-në se “a kanë drejt të infektohen”.
Edhe në këto momente po vazhdojnë postimet e shumta në Facebook rreth kësaj fjalie të IKSHPK-së.







