IKSHPK apelon që kafeteritë dhe bizneset t’i respektojnë masat në mënyrë strikte

Instituti Kombëtar i Shëndetit Pulbik ka apeluar që sektori i gastronomisë t’i respekojë strikt masat e reja kundër COVID-19.

Na apelin e IKSHPK-së kërkohet që kafeteritë dhe bizneset në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, për të pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Gjithashtu, Instituti kërkon edhe nga inspektoratet sanitare dhe ato komunale në bashkëpunim me shtabet komunale t’i respektojnë masat dhe të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19.

Sipas tyre çdo shkelje e rregullave konsiderohet rrezik i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.