1,939 persona te pekur nga gripi sezonal gjatës javës së dytë të janarit në tërë Kosovën.
Sipas Instituti Kombëtar të Shëndetit Publike të Kosovës në bazë të personave të identifikuar nga gripi rezulton se janë 1.617 raste më gripin ILI dhe 319 raste ARI dhe 3 raste SARI.
“Janë raportuar 1.617 raste ILI dhe 319 raste ARI dhe 3 raste SARI. Në laboratoret e Qendrës kombëtare të gripit – IKSHPK janë testuar gjithsej 299 mostra të dyshimta në grip, prej tyre 93 raste rezultojnë pozitive në Influencën tip A”, thuhet në komunikatën e Institutit.
Pacientët e identifikuar me këtë grip ju shfaqen sëmundje kronike kardiovaskulare dhe probleme me frymarrjen.
Masat praktike për parandalimin e përhapjes së virusit të gripit që ju rekomandohen qytetarëve janë:
Të evitohen kontaktet e afërta me individë të sëmurë, personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e saj, të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar, të evitohen vendet e mbyllura dhe mbingarkuara me njerëz, pastroni dhe dezinfektoni mjediset ku qëndroni.






