“Ikën të qeshur nga këtu”/ Momentet e fundit të shqiptarëve në Stamboll, pak më vonë i priste tragjedia (FOTO)

Lajmi i kobshëm për vdekjen e 46 shqiptarëve që udhëtonin në Bullgari pas një turi në Turqi, ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare.

Vetë mediat turke kanë publikuar momente nga vizita e shqiptarëve në Stamboll.

Media e quajtur “Sabah” i ka kushtuar një raportim të gjatë ngjarjes së rëndë duke marrë edhe dëshmitë e punonjësve të hotelit ku qendruan shqiptarët për dy netë.

Për mediat folën edhe punonjësit e hotelit ku qëndruan shqiptarët duke thënë se këta të fundit dolën mjaft të gëzuar nga ambientet e tyre në orët e para të paradites së djeshme djëshme pasi konsumuan mëngjesin.

Ata shprehen se një natë më parë, shqiptarët kishin qendruar deri vonë duke kërcyer dhe kënduar në ambientet e hotelit.

"Ikën të qeshur nga këtu"/ Momentet e fundit të
"Ikën të qeshur nga këtu"/ Momentet e fundit të