“Ideologjia e ‘botës serbe’ kërcënon të destabilizojë rajonin”: A do t’u përgjigjen Chollet dhe Escobar pyetjeve të DPC-së në DASH?

Përpara seancës së sotme të zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Këshilli për Demokratizimin e Politikës (DPC), një organizatë joqeveritare globale, bëri disa pyetje të cilave duhet t’u përgjigjen zyrtarët e administratës Joe Biden.

Njoftimin e tyre në Twitter e ka shpërndarë Arminka Heliq, deputete e Dhomës së Lordëve të Parlamentit të Britanisë së Madhe.

Këshilltari special Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar sot duhet t’u përgjigjen pyetjeve të senatorëve – anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit Amerikan.

Think tank DPC propozoi këto pyetje:

– Si mund ta mbrojë qeveria amerikane politikën e saj ndaj Serbisë dhe Vuçiqit si qendër të saj, në dritën e artikullit shkatërrues në New York Times, i cili përshkruan në detaje lidhjet kriminale, të dhunshme dhe antidemokratike që janë të ndërthurura me politikën dhe shoqërinë serbe dhe kjo formëson qasjen e Serbisë sipas rajonit. Kjo manifestohet më së miri përmes ideologjisë pothuajse zyrtare të “botës serbe” që kërcënon të destabilizojë fqinjët e Serbisë?

– Mbështetja amerikane për “Ballkanin e Hapur” legjitimon ambiciet irredentiste të Serbisë dhe promovon orekset e kryeministrit shqiptar Edi Rama, të gjitha në dëm të Malit të Zi, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo minon, edhe pse jo pa lëkundje, procesin e dobishëm të Berlinit?

– Departamenti i Shtetit e shtyu Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë që të imponojë ndryshime në sistemin zgjedhor të atij vendi dy herë në gjashtë muaj për të arritur rezultatin e dëshiruar politik. Çfarë justifikimi të mundshëm mund të ofroni për këtë?

– Duke marrë parasysh dështimin e dukshëm të politikës së SHBA-së dhe BE-së në Ballkanin Perëndimor për më shumë se 15 vjet, pse Kongresi nuk duhet të kërkojë një rishikim të pavarur dhe gjithëpërfshirës transatlantik të politikës, thekson DPC.