Robert Bowers

Identifikohet vrasësi i sinagogës në SHBA që la të vdekur 8 persona, urrente shoqatën e emigrantëve

Personi që vrau tetë persona në një sinagogë në Pitsburg të SHBA-së, duke plagosur edhe tre oficerë policie, mendohet se është Robert Bowers, 48 vjeç.

Stacioni lokal i CBS në Pittsburgh të Pensilvanisë raporton se Bowers ishte regjistruar në një rrjet shoqëror, të quajtur Gab, ku pranohen njerëzit e përzënë nga rrjetet e tjera shoqërore.

Te ajo llogari ai kishte postuar disa herë kundër HIAS, një shoqatë që sjell emigrantë hebrenj në Amerikë.

“HIAS vazhdon të sjellë pushtues që vrasin njerëzit tanë. S’mund të rri duarkryq e të shoh se si masakrohet populli im. Në dreq imazhi! Do të futem!”, kishte shkruar ai pak minuta para sulmit.

Lajmi është mbledhur nga gazetarët nëpër rrjete shoqërore e nuk është konfirmuar ende nga autoritetet.