Identifikohet lokali në Skënderaj ku luheshin lojëra të fatit, ja çka u sekuestrua

Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme  ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, mbrëmë hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në rrugën “Adem Jashari” në Skenderaj, kanë  identifikuar një lokal ku ushtrohej  veprimtari e lojërave të fatit.

Në lokalin  ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:

“6  televizorë, 7 monitor, 7 shtëpiza te kompjuterit, 3 printer, 2 lexues të tiketave dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me  procedurat e mëtejme hetimore”, përfundon njoftimi.