Icardi përsërit se është i lumtur te Interi

Mauro Icardi në konferencë për shtyp në prag të përballjës me Barcelonën, ka thënë se nuk ka dëshirë të largohet nga Interi.

Kapiteni i Interit konfirmoi se është i lumtur te 18 herë kampionët e Italisë para takimit me ish skuadrën e tij Barcelonën.

Icardi ka kontratë me “nerazzurrët” deri në vitin 2021, ndërsa ka edhe një klauzolë e cila parasheh largimin e argjentinasit për 110 milionë euro. Është raportuar se Real Madridi, Chelsea dhe Barcelona kanë shprehur interesim për 25 vjeçarin që edhe njëherë tjetër e ka përsëritur se nuk do të largohet nga klubi italian.

“Siç e kam thënë shumë herë, unë jam i lumtur te Interi dhe familja ime është shumë mirë në Milano dhe për momentin nuk kam asnjë qëllim që të largohem. Kam pasur disa oferta gjatë verës por tani nuk kam dëshirë të largohem”, deklaroi Icardi.

Sulmuesi argjentinas e përmendi kohën e kaluar te Barcelona si shumë të rëndësishme për karrierën e tij, gjersa vendimin për të kaluar te Sampdoria në vitin 2011 e sheh si të qëlluar për vazhdimësinë e tij si futbollist.