Icardi pëlqen Napolin para Juventusit

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, është i hapur t’i bashkohet Napolit dhe jo Juventusit tani, sipas mediave italiane.

Juventusi e la të lirë numrin 9 për ndeshjet parasezonale dhe sipas shumë njerëzve kjo ishte shenjë se ky numër po rezervohej për Icardin.

Megjithatë, gazeta italiane Corriere dello Sport shkruan se argjentinasi po mendon seriozisht për ofertën e Napolit.

Sipas gazetës italiane, Icardi do të bisedojë me trajnerin e Napolit, Carlo Ancelotti, gjatë kësaj jave për transferimin e mundshëm.

Ndërkohë, edhe Interi dëshiron ta shesë atë në Napoli dhe jo te rivali i drejtpërdrejtë, Juventusi.