Icardi mund të largohet nga PSG-ja

Mauro Icardi do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të këtij sezoni.

Mediat franceze kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit dëshirojnë ta shesin sulmuesin argjentinas.

Klubi francez është i gatshëm të nisë bisedimet me klubet e interesuara për Icardin.

Juventusi dhe Roma janë dy ekipet që kanë shfaqur interesim për Icardin.

PSG-ja për ta liruar argjentinasin po kërkon mbi 40 milionë euro.

28-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2024. Këtë edicion në 19 ndeshje ka shënuar shtatë gola dhe gjashtë asistime.