Mauro Icardi shuan të gjitha zërat për një largim të mundshëm nga Interi.

Sulmuesi argjentinas, nëpërmjet një postimi në Instagram, i ka siguruar tifozët se ai i ka komunikuar klubit vullnetin për të qëndruar dhe se çdo lajm në medie të ndryshme, që insiston për të kundërtën, është i pavërtetë.

“Meqenëse kohët e fundit, organet e shtypit kanë dhënë lajme që nuk pasqyrojnë mendimin tim dhe vullnetin tim, më duhet të informoj tifozët tanë se disa herë i kam komunikuar shoqërisë qëllimin tim për të qëndruar te Interi. Kështu, nga sot e tutje, nuk do të krijohen keqkuptime të asnjë lloji. E kuptoj interesin e shtypit për të shitur lajme të rreme por nuk mund të bëjë më shumë se t’i sqarojë gjërat personalisht. E përsëris, i kam shprehur klubt tashmë dëshirën time për të qëndruar sepse Interi është familja ime. Koha do të tregojë kush ka pasur të drejtë. Forza Inter përgjithmonë”, shkruan Icardi në postimin e tij në Instagram.