Icardi: Do të bëj gjithçka për të mbetur në PSG
Sulmuesi argjentinas e ka përsëritur edhe një herë dëshirën për të qëndruar në Francë dhe shpreson që PSG-ja ta blejë përfundimisht kartonin e tij nga Interi
Mauro Icardi është i vendosur ta vazhdojë karrierën në Paris Saint-Germain.
Sulmuesi argjentinas është huazuar në klubin francez për një vit nga Interi, por nuk dëshiron të rikthehet më tek “Nerazzurri”.
Sipas mediave të huaja, parisienët e kanë mundësinë e blerjes përfundimtare të lojtarit pas një viti për 70 milionë euro.
Ish futbollisti i Sampdorias ka impresionuar me paraqitjet e tij në PSG dhe klubi francez duket të jetë i interesuar për ta blerë atë.
“Është një hap i madh në karrierën time. Do të bëj gjithçka që të mbetem këtu”, ka thënë Icardi për mediumin RMC.
Icardi i kishte prishur punët me Interin dhe kishte munguar në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.
Prandaj, transferimi përfundimtar në Paris duket të jetë zgjidhja më e mirë për të gjitha palët.