Mauro Icardi është bërë protagonist në festën e fejesës së shokut të skuadrës te Interi, Roberto Gagliardini.
Pritej që sulmuesi të ishte paksa i ftohtë pas gjithë historisë që ndodhi kohët e fundit, mirëpo rikthimi në stërvitje me grupin duket se i ka kthyer qetësinë argjentinasit.
Edhe në festën e organizuar nga Gagliardini me rastin e fejesës së tij, Icardi së bashku me bashkëshorten e tij, Wanda Nara kanë treguar se janë shumë të afruar me shokët e tjerë të ekipit, duke dëfryer, kënduar dhe dhuruar spektakël në një mbrëmje të bukur, që i bashkon lojtarët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Lazios.
https://twitter.com/IcardiMauro1/status/1111766930212470784







