Ibrahimoviq konfirmon largimin nga LA Galaxy

Ylli suedez i futbollit, Zlatan Ibrahimoviq ka konfirmuar largimin nga LA Galaxy përmes rrjeteve sociale.

Megjithatë, ai nuk e ka bërë të ditur se cili është destinacioni i tij i radhës.

“Erdha, pashë, pushtova. Faleminderit LA Galaxy që më bëre të ndihem sërish i gjallë. Fansave të LA Galaxys – e dëshiruat Zlatanin, iu dhashë Zlatanin. Jeni të mirëseardhur. Tregimi vazhdon…tani kthehem për të shikuar bejsboll”, ka shkruar ai.

loading…