Ibrahimoviq i uron vetes ditëlindjen, por shikoni dhuratën që ka blerë

Zlatan Ibrahimoviq sot i ka mbushur 39 vite dhe ashtu siç vetëm ai di të bëjë, sulmuesi suedez ia ka uruar vetes ditëlindjen duke blerë një makinë të re të tipit Porsche.

Sulmuesi suedez i ka blerë vetes një makinë të tipit Porsche 911 Heritage dhe fotografinë e ka ndarë me 44.5 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

“Urime ditëlindja Zlatan.”, ka shkruar ai në profilin e tij.

Megjithatë, Ibra nuk mund ta vozisë ene veturën e tij të re pasi po qëndron i izoluar në shtëpi pasi para pak ditësh rezultoi pozitiv me Covid-19.

Suedezi është një koleksionist i veturave dhe tashmë ai posedon në garazhin e tij një Volvo C30 T5, një Volvo C40 T5 një Audi RS6 Avant, një Maserati Gran Turismo dhe një Porsche 918 Spyder.

Vitin e kaluar kur ai mbushi 38 vite, bleu një Ferrari Monza SP2 që i koshtoi 1.5 milionë euro.