Milani ka kaluar në epërsi kundër Fiorentinës, në një ndeshje të Serie A që po zhvillohet momentalisht në Firencë.

Zlatan Ibrahimovic shënoi për 1:0 për Milanin në minutën e 10-të.

Ai i iku grackës së pozitës jashtë loje dhe e mposhti portierin vendas.