Ibrahimovic tregon kuriozitetin: ‘Ajo foto nuk lëviz nga shtëpia ime, madje edhe gruaja e mban në telefon’

Zlatan Ibrahimovic ka folur te Milan TV sa i përket një fotografie kurioze që ai mban në shtëpinë e tij në Suedi.

Për median zyrtare të klubit, sulmuesi që mezi pret të kthehet në fushë, ka shpjeguar se atë nuk do ta heqë kurrë dhe se nuk do të vendosë asnjë tjetër në hyrje të shtëpisë.

“Kjo fotografi është vendosur në shtëpinë time në Suedi në një vend të dallueshëm sepse çdokush që hyn aty duhet të shohë nga vijnë të gjitha të mirat.

Prej këtyre këmbëve kemi tavanin mbi kokë, frigoriferin plot dhe mundësi të tjera ekonomike. Sigurisht, nëse sdo bëhesha futbollist do t’ia dilje ndryshe në jetë, por ato këmbë janë gjithçka.

Madje, edhe gruaja ime duhet t’i shohë shpesh, ndaj i mban në telefonin e saj”, tha Ibrahimovic.