Ibra flet për ndeshjen me Kosovën

Zlatan Ibrahimoviq ka asistuar në dy gola në fitoren 3:0 të Suedisë ndaj Kosovës. Ai është kthyer te Suedia pas një kohe të gjatë dhe ka dhënë kontribut të çmuar në dy ndeshjet e deritashme, ndonëse nuk ka realizuar.

“Mua nuk më duhet të shënoj gola. Unë kam shënuar golat e mi. Tani do t’i ndihmoj të tjerët që t’i shënojnë”, ka thënë Ibrahimoviq për mediat suedeze.

“Po ndihem mirë. Ne jemi të uritur, kemi dëshirë të madhe, mentalitet të mirë dhe komunikim në nivel. Mund të shihni që ka shumë të rinj dhe disa lojtarë më të vjetër. Është kombinim i mirë. Po ashtu është e duhur mënyra se si përzgjedhësi dëshiron që të luajmë ne, një balancë e mirë në mes mbrojtësve e sulmuesve”, ka vazhduar Ibrahimoviq.