Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë më datën 23 maj, në mbrëmje. Ballkani.info merr vesh se është vjedhur një motoçikleta, ndërsa pronari për një kohë të gjatë nuk ka marrë asnjë informacion nga policia.

Pronari i motoçikletës i ka thënë Ballkani.info se për dy javë që nga vjedhja nuk ka pasur asnjë edhe një informacion nga policia se deri ku kanë shkuar hetimet. Ai i ka përcjellë edhe videon e momentit të vjedhjes.

Pas kërkesës drejtuar policisë, pronari ka marrë një përgjigje ku thuhet se njësiti i hetimeve në koordinim me prokurorinë e shtetit po zhvillojnë hetime lidhur me këtë rast dhe se për çdo detaj që lidhet me hetimet apo ndonjë të dhënë shtesë, pala mund të kontaktojë me hetuesin e rastit.

Në video shihet momenti i vjedhjes së motoçikletës.

Fotot e motoçikletës së vjedhur