LAJMI I FUNDIT

Ia vjedh kuletën me para një femres, Policia e Kosovës kap hajdutin

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për vjedhje në Prishtinë, pas ankesës nga një femër, e cila deklaroi se përderisa ishte duke tërhequr disa të holla nga një bankomat, një i panjohur i kishte grabitur nga dora kuletën me para dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës ka ndaluar personin e dyshuar F.B. mashkull/kosovar, i cili është dërguar në stacion policor për t’iu nënshtruar procedurave ligjore.

Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar procedurë e rregullt.