Në Mitrovicë, më datë 22.02.2020 një mashkull ka raportuar se deri sa kishte qenë duke u kthyer pas një dërgese të picave në një motel, tre persona të panjohur ia bllokojnë rrugën.

Nën kërcënim të armës i kanë grabitur një shumë parash, një telefon iPhone 5 dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është duke u hetuar.