Ia mori mbi 264 mijë euro Valës, a do të hetohet edhe Besim Dina për keqpërdorime në Telekom (Dokument)

Çdo të shtunë para publikut kosovar shfaqej si prezantues i emisionit “Oxygen” përmes së cilit “argëtonte” audiencën me batutat e konsumuara.

Një emision i përjavshëm që u kthye në rutinë, kohëve të fundit humbi shikueshmërinë, por Besim Dina si producent insistonte që ta mbante këtë emision përkundër vlerësimeve se i duhej pushim për t’u kthyer me ndonjë risi.

Krejt çka bëri Dina nga Gjakova ndërroi televizionet, por asesi mendjen për ta ndalur trasmetimin e tij.

Aktualisht është në pushim, por Dina i njohur me rolin e Hasanit tek kasetat e Vitit të Ri që prodhonte Sevdai Radogoshi, pritet të kthehet me “risi” edhe për këtë sezonë.

Jo për t’i qëndruar besnik shikuesit, por parave të majme që merr nga ky emision. Duke përdorur autoritetin e tij prej show-meni, Dina ka arritë ta bind Valën që t’i paguj deri në 15 mijë euro në muaj.

Besimi i cili e bën të “vështirin” kur ka përballë politikanë duke i sfiduar ata me pyetje nga të ndryshme nuk u tregua i tillë edhe me ish-drejtorin menaxhues të Valës, Agron Mustafën kur e kishte ftuar në “Oxygen” për ta promovuar si menaxher të sukseshëm të një kompania nga e cila Dina merrte mijëra euro.

Pra Postelekomit të Kosovës i cili është në prag të shkatërrimit një dorë drejt rrënimit ia ka dhënë edhe Dina duke ia marrë për tri vjet mbi 264 mijë euro.

Magazina.al ka siguruar pagesat që i janë bërë Besim Dinës dhe në to shihen shifra alarmante që Vala për vite të tëra ka paguar për emisionin Oksigjen.



Pagesat e “Valës” për emisionin “Oxygen” nga viti 2014-2017

Para shpërbërjes, Kuvendi i Kosovës, krijoi një komision hetimor për Valën. Ndër keqpërdorimet e shumta anëtarët e Kuvendit, kanë përmendur edhe financimin e projekteve televizive ku hyn edhe Oksigjeni. Komisioni ka përfunduar punën e vet dhe të gjeturat i ka dërguar në prokurori. A do të hetohet edhe Besim Dina për mënyrën e përfitimit të këtyrë mijëra eurove, mbetet të shihet.

loading…