“Ia kanë fshehur ditarin dhe e larguan nga puna”: Shkrimtari kosovar thotë se kjo ndodhi edhe për shkak të shamisë

Nje ish mesimdhënësi në Podujevë Ilmi Tahiri, i’u është adresuar Prokurorisë per krime të rënda të Kosovës, Kryeprokurorise se shtetit te Kosoves Aleksader Lumezi, Komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut të kuvendit të Kosoves dhe Ombduspersonit të Kosoves për padrejtesi shkelje te ligjit diskriminim largim nga puna padrejtesisht krim dhe terror të cilët, jo ligjërisht i’a kanë larguar gruan nga puna (Emrije Tahiri), e cila ishte mësimdhënëse e gjuhës shqipe në Gjimnazin “Aleksander Xhuvani”.

Tahiri me anë të një postimi në Facebook, ka thënë së e gjithë kjo është një skenar loje, ku drejtori i atëhershëm i këtij gjimnazi Avni Maloku tani zyrtar në drejtorine e arsimit në Podujevë e ftoi profesoreshën e gjuhës shqipe gjer tek shkolla në zyrën e tij me arsyen gjoja se nuk eshte dorëzuar ditari i klases së saj ku ajo ishte kujdestare e nje klase te atij gjimnazi.

Mirëpo vet Tahiri kishte shkuar në drejtori pasi që i njëjti e kishte gruan në periudhën e paralindjes, dhe I kishte thënë drejtorit që gruaja e tij (Emrije Tahiri) e kishte dorëzuar ditarin, por drejtori I atëhershëm e kishte fshehur ditarin dhe ka insistuar që nuk është dorëzuar.

“Dhe i thash shikoni mire drejtor se ditari nuk ka hunbur por e ka fshehur qellimishte .Jo me thote andej kendej dhe i thash eja te kontrollojme bashke ne zyren e tij ne vitrina .Dhe fillova te kontrolloj me lejen e tij ndersa ai rrinte ulur para nje tavoline dhe shpinen e kishte kthyer pas nje vitrine te zyres se tij dhe kerkova gjithandej dhe me ne fund une dyshova se ketu behet loje plan i drejtorit dhe i thash ju lutemi me lejoni hapesire te shikoj edhe pas jush dhe i si i prere u zymetua kur i kerkova qe te krijoj kete hapesire qe ta kontrolloj ditarin dhe vijonte te thonte ka humbur ditari nuk eshte dhe une fillova te kontrolloj edhe ne ate vitrine dhe e lekunda pas vitrines e gjeta ditarin dhe e mora i thash drejtor ja ku qenka nji ditar e mora e vendosa ne tavoline te tij dhe ishte ditari i profesoreshes bashkeshortes sime dhe ai humbi i teri .Dhe i thash ditari u gjend drejtor kush e ka fshehur a ju keni bere plane te tilla i thash turp te qofte . Ti vet e paske fshehur qellimishte dhe e ke ftuar bashkeshorten time tani ne dite pushimi veror qe te vjen e vetme ne drejtori. Drejtor i thash degjo mire ky plan i yti te deshtoi ti paske pasur qellime tjera ndaj profesoreshes bashkeshortes sime i thash vetem te kesh kujdes ajo eshte nje grua fisnike me moral te larte plote nder dhe karakter dhe nuk bjen pre e kurtheve tuaja por po te paralajmeroj se vetem nje provokim i ben apo nje ngacmim i ben do te kesh pune me mua “, ka thënë Tahiri duke ju drejtuar drejtorit.

Tahiri gjithashtu i fajëson të gjitha këto instuticione për shkak qe gruaja e tij kishte aplikuar dhe herave tjera për pozita të hapura, por që nuk e kanë pranuar, dhe se shkaku i kësaj (Emrije Tahiri), semuret rende nga stresi depresioni si pasoje e largimit dhe padrejtesive nga puna ku ajo trajtohet tek neuropsikiatri ne kliniken psikiatrike Mensana ne Prishtine, dhe se trajtimi I saj ka vazhduar 16 vite rradhazi që nga viti 2004 kur atë e anë larguar nga puna.

Gjithashtu Tahiri, ka përmendur se si arsyetim i mospranimit në poztië, ka qenë arsyetimi se ajo ishte me mbulesë se dhe ky ishte shkaku të cilën e kanë larguar nga puna.

“Tahiri i bën apel drejtesise prokurorise per krime te renda te shtetit te Kosoves qe kete kerkese te marre ne shqyrtim, dhe kerkojme rikthim ne pune kompezim materal per vitet e larguara nga puna kompenzim te demshperblimit nga pasojat e shkaktuara mbi shendetin tim smundjet e shkaktuara te veprimeve tuaja pushtetare , te padrejta ati ligjore anti njerezore anti humane.”,ka shtuar ai..