Ia gërvisht paksa veturën, shoferi e bën për spital burrin në mes të rrugës VIDEO

Një kamerë e vendosur brenda një veture në Angli, ka filmuar momentin kur një burrë gjigant del nga vetura e tij dhe pa u menduar dy herë fillon ta godas në mënyrën më brutale të mundshme një shofer tjetër, i cili ia kishte gërvishtur paksa veturën me mjetin e tij.

Shoferi Stephen Carr, 44-vjeç, ishte nervozuar shumë kur për pak sa nuk u rrokullis me veturë kur u goditi me një mjet tjetër në një rrugë në South Yorkshire.

Ai në vend se t’i telefononte policisë së trafikut, vendosi që ligjin ta marrë në duart e tij – t’i qërojë hesapet me personin me të cilin pësoi aksident.

Ai shihet se si brutalisht rrah shoferin me të cilin kishte përplasur vetura. Megjithatë ky veprim i kushtoi shtrenjtë – 16 muaj burgim për sulm fizik, 20 muaj i ndalohet vozitja si dhe është detyruar t’i paguaj viktimës 140 funte.