FOTO

Ia dogji lokalin familjes së gruas, arrestohet i dyshuari në Zubin Potok

Policia ka njoftuar se mbrëmë një lokal është kapluar nga flakët në Zubin Potok. Sipas hetimeve preliminare dhe dëshmive të gjetura nga policia në vendin e ngjarjes dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimshëm.

Pas veprimeve hetimore, Policia ka identifikuar të dyshuarin dhe e ka arrestuar atë.

Ai dyshohet se ka tentuar t’ia vë flakën edhe shtëpisë private të pronarit të lokalit.

Të dyshuarit i janë konfiskuar: një shishe plastike e mbushur me benzinë e modifikuar si koktej molotovi dhe dy shkrepëse për ndezje të zjarrit.

Ndërsa në shtëpinë e tij janë sekuestruar: një radiolidhje, një uniformë ushtarake, dy pllaka të antiplumit, një palë trenerka me njolla gjaku dhe 22 aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Policia thotë se i dyshuari këto veprime i ka marr ndaj pronave të familjes së gruas së tij, si pasoj e një mosmarrëveshje paraprake me gruan, pasi që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar që të jetoj në familjen e vet.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Dogji një lokal në Zubin Potok, Policia e Kosovës parandalon djegien e shtëpisë dhe kap në flagrancë të dyshuarin për zjarrvënie, në shtëpi i gjendet një uniformë ushtarake, një radiolidhje dhe 22 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Prishtinë, më 10 dhjetor 2023

Policia e Kosovës me datë 09.12.2023, rreth orës 23:00, është njoftuar se në afërsi të Kuvendit Komunal në Zubin Potok një lokal ka marr flakë dhe është duke u djegur. Menjëherë njësia policor i është përgjigjur rastit dhe ka dale në vendin e ngjarjes që ndodhej në rrugën “Kolasinski Knjezeva”.  

Zjarri fillimisht është lokalizuar nga zyrtarët policor që gjendeshin në sigurim të objektit komunal në Zubin Potok së bashku me pronarin e lokalit, përderisa në vend të ngjarjes gjithashtu ka dal edhe njësia e Zjarrfikësve.

Përveç dëmeve materiale fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.

Sipas informacioneve fillestare, hetimeve preliminare policore dhe dëshmive të gjetura nga policia në vendin e ngjarjes dyshohej se zjarri është shkaktuar qëllimshëm.

Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe burimeve operative në ora 00:50, Policia e Kosovës ka arrit ta identifikoj dhe ta arrestoj personin e dyshuar të përfshirë në këtë rast në rrugën “Kolasinskih Knjezeva” në Zubin Potok, në përpjekje për tu larguar/ikur nga vendi i ngjarjes, ku i njëjti gjithashtu kishte tentuar qe t’ia vë flaken edhe shtëpisë private të pronarit të njëjtë.

Të dyshuarit tani më të arrestuar në posedim i janë gjetur dhe konfiskuar mjetet për vënie të zjarrit:

 Një (1) Shishe plastike e mbushur me benzinë e modifikuar si koktej molotovi dhe

 Dy (2) Shkrepëse për ndezje të zjarrit.

Në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar:

 Një (1) Radiolidhje,

 Një (1) Uniformë ushtarake,

 Dy (2) Pllaka të antiplumbit

 Një (1) palë trenerka me njolla gjaku, si dhe

 Njëzet e dy (22) aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Sipas informatave dyshohet se i dyshuari këto veprime i ka marr ndaj pronave të familjes së gruas së tij, si pasoj e një mosmarrëveshje paraprake me gruan, pasi që kjo e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe kishte shkuar që të jetoj në familjen e vet.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësia e hetimeve rajonale të cilët kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar dhe me udhëzim të tij ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48-orë për procedura të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e jetës dhe pronës së të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim, si dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj kryerësve të veprave penale apo sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.