I zhdukur që nga 8 prilli, familjarët e biznesmenit Bedri Rexhepi kërkojnë ndihmën e qytetarëve

Bedri Rexhepi nga Lipjani është zhdukur që nga data 8 prill.

Lidhur me zhdukjen e 33-vjeçarit është arrestuar një i dyshuar, i cili po qëndron në paraburgim.

Një ditë pas zhdukjes, vetura e 38-vjeçarit është gjetur e braktisur në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit, por jo edhe ai.

Për këtë rast ka folur për RTV Dukagjinin axha i Bedriut, Mehdi Rexhepi.

“Deri më sot nuk kemi pasur asnjë informacion për fatin e Bedriut. Policia nuk po na japin informacione për të mos dëmtuar procesin e hetimit. Jemi shumë në ankth. Në emër timin dhe të familjes Rexhepi, lus të gjithë qytetarët që sado pak kanë ndonjë informacion të lajmërohen në stacionin më të afërt të policisë”, tha ai.

Mehdi Rexhepi thotë se nipi i tij ka pasur një biznes për dhënie në huazim të veturave.

Axha i të zhdukurit thotë se nuk e njohin personin që është arrestuar si i dyshuar për rastin e zhdukjes së nipit të tij.

“Është punë e organeve të rendit të veprojnë më tutje”, rrëfen më tej Bedri Rexhepi.