Është gjetur nga ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me FSK-në dhe Policinë e Kosovës, i moshuari Alush Kastrati.

80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars.

“Për gjendjen e tij shëndetësore do t’ju informojmë në vazhdim”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Njoftimi i plotë:

Pas angazhimit dhe kërkimeve intensive, nga ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në bashkpunim me Forcen e Siguris së Kosovës dhe Poicin e Kosovës është gjetur personi i zhdukur Z. Alush Kastrati.

Falënderojmë të gjithë vullnetarët, institucionet dhe qytetarët që kontribuan dhe ndihmuan gjatë këtij operacioni kërkimi. Bashkëpunimi dhe solidariteti juaj ishin shumë të rëndësishëm në këtë mision.

Për gjendjen e tij shëndetësore do t’ju informojmë në vazhdim. 🙏