I zbulohet paga Avni Zogianit sa ishte këshilltar i Agim Bahtirit, edhe kurrë nuk shkoi në punë!

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka thënë se e ka ditur që Agim Bahitir do t’i humb zgjedhjet në komunën e Mitrovicës.

Ai në emisionin “Frontal” në T7, deklaroi se ai nuk ka qenë opsioni më i mirë i VV-së për ta kandiduar për Mitrovicën.

“Unë e kam ditë që ka me e humb. Unë kam qenë për një kohë në Mitrovicë dhe e kam parë dhe u kam thënë strukturave atje dhe njerëzve që s’besoj që është opsioni më i mirë dhe që do të fitojë. Pas një muaji ose dy të qëndrimit tim aty, kam ardhur në konkludim se nuk duhet të shkohet me të”, ka deklaruar ai.

Mirëpo, Zogiani ishte dërguar ekskluzivisht nga Albin Kurti për t’iu bërë këshilltar Agim Bahtirit, fakt ky që ishte parë çuditërisht.

Pas kësaj deklaratës së Zogianit, ka reaguar Gazmend Morina, gazetar dhe njohës i zhvillimeve politike në Mitrovicë.

Ai e ka publikuar pagën që Zogiani e ka marrë si këshilltar i Bahtirit, anipse, thotë ai, nuk shkoi fare në punë.

“Paska fol pak per Mitrovicen Avni Zogiani, ish zevendesministri i Qeverise Kurti I. Ky djali eshte me mire me tregu se si ka marrë page rreth 1 vit nga komuna e Mitrovices, duke “ushtruar” poziten politike te zyrtarit administrativ te kryetarit te komunes, Agim Bahtiri, pa shkuar kurre ne pune. Per gjate gjithe mandatit te tij, Avniu e ka takuar 2-3 here ish kryetarin Bahtiri dhe po kaq here i ka vizituar zyrat e komunes. Ku eshte morali i tij? Si ka pranuar te marrë page nga taksat e qytetareve pa e bere asnje pune. Kur po them asnje, i bie fiks asnje. Le te deshmon me dokumente sa shkresa i ka bere ose sa e-mail i ka derguar. Nese nuk i ka pelqyer qeverisja dhe rrjedhimisht e ka sabotuar punen, pse ka pranuar te marrë page nga taksat e qytetareve!?”, ka shkruar Morina.

Sipas tij, Zogiani nuk i është dashur asgjë as Agim Bahtirit e as Komunës.

“Shkuarja e tij ne komune ka qene kerkese ekskluzive e Albin Kurtit per t’ia siguruar nje page pas renies se Qeverise, sepse Avniu i bente presion se s’ka te ardhura. Te pakten pagen prej 424 euro ne muaj eshte dashur ta marresh me djerse djalosh. Mos fol per fitues e humbes ne Mitrovice, kur e dine se cfare debakli ke pesuar ne Fushe Kosove me 2017. Kur jemi te Vetevendosje dhe interesat e saj politike, jam shume kurioz me dite se a eshte aktiv ende kallezimi penal i ngritur nga Avni Zogiani ndaj Haki Abazit?”, ka shkruar në fund Morina. /Ballkani.info/