Albert Krasniqi, që u vra sonte nga babai i tij Skender Krasniqi, ishte në kërkim nga Policia e Kosovës. Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet, ai dyshohej për dhunë në familje. 

Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-miss Kosovës, Besa Gashi. 

Para disa ditëve, burimet tregojnë se u bastis shtëpia e Skender Gashit. 

Policia  e Kosovës realizoi bastisje në shtëpinë e babait të të ndjerit, në kërkim të Albert Krasniqit i cili dyshohej për dhunë në familje.