I vjetruar dhe i shqyer flamuri kombëtar te “Rrethi” në Prishtinë

Flamuri kombëtar që është i vendosur te “Rrethi i Flamurit”, në Prishtinë vazhdon të mbetet i shqyer tash e disa muaj, raporton Gazeta10.

Drejtuesit e automjeteve dhe kalimtarët që kalojnë andej shohin për çdo ditë këtë flamur dhe pamja e tij duket mjaft e keqe.

Vlen të theksohet se simbolet shtetërore apo kombëtare duhet të mirëmbahen dhe nuk guxojnë të ekspozohet në publik nëse ai është i vjetruar apo dëmtuar.

Ligji Nr. 03/L-038, për përdorimin e simboleve shtetërore të Kosovës, rregullon edhe përdorimin dhe mënyrën e përdorimit të flamujve kombëtarë të të gjitha etnive në Kosovë.

“Ndalohet vendosja publike e flamujve kombëtarë nëse janë të vjetruar apo të dëmtuar”, thuhet në nenin 6 të ligjit, pika 6.4. /Gazeta10/